Aktori i njohur amerikan, Harlan Bengel është gjetur i varur në një urë në Central Park, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Një dëshmitar i rastit i cili e ka telefonuar policinë e ka rrëfyer ngjarjen që e trishtoi.
“Është vetëvarur me litar, rreth kokës kishte një qese plastike”, ishte shprehur ai. Bengel, i cili jetonte në Washington Heights, kishte vuajtur më parë nga kriza nervore, ndërsa në xhepin e pantallonave kishe lënë një letër lamtumire, përmbajtja e së cilës nuk bëhet me dije.