Aktorja Shelley Morrison, e njohur më shumë për interpretimin e shërbëtores Rosario në komedinë televizive Will and Grace, ka vdekur në moshën 83 vjeçare.
Morrison luajti në rolin e Rosario Salazar në 68 episode të këtij seriali nga viti 1999 deri 2006.
Personazhi, një emigrante e paligjshme nga El Salvador, dishte paraparë të shfaqej vetëm një herë, por u dëshmua aq i popullarizuar me shikuesit që shtyu atë të bënte paraqitje të rregullta.
Aktorja vdiq nga sulmi në zemër në një spital në Los Angeles të dielën, konfirmoi publicisti i saj Lori DeWaal.
Lajmin për vdekjen e saj e pranuar rëndë aktorët e këtij seriali, Debra Messing, Megan Mullally, Sean Hayes.