Ka vdekur sot aktorja e njohur kosovare Fatime Llugiqi, në moshën 67 vjeçare.
Në orët e para të mëngjesit ka vdekur aktorja e njohur Fatime Llugiqi. lajmin e ka bërë të ditur vajza e saj përmes një postimi të dhimbshëm në Instagram’in e saj personal.
Kujtojmë se aktorja Llugiqi kishte mbaruar shkollën e lartë Pedagogjike, grupi i artit dramatik në vitin 1971/72, klasa e profesorëve të njohur Bekim Fehmiu dhe Faruk Begolli.
Ajo ishte e punësuar në Teatrin Kombëtar qe nga viti 1973 dhe ishte prezent deri vonë.