Nikoliq është personi i dytë prej 11 të paditurve, të akuzuar për krime të kryera në fshatin Qyshk në Kosovë, i cili vdiq gjatë gjykimit, prandaj procedurat gjyqësore kundër tij do të pezullohen. Kohë më parë ka vdekur edhe i akuzuari tjetër nga i njëjti grup paramilitar, Radoslav Bërnoviq.
“Çakallët” tjerë të akuzuar janë në procedurë të gjykimit të përsëritur, pasi gjykimi i parë ishte shfuqizuar, ndërsa Nikoliq ishte dënuar me dënim maksimal prej 20 vjet burg për krime në fshatin Qyshk.
Ai u arrestua në vitin 2010 në Mal të Zi, më pas u ekstradua në Serbi, dhe më pas është mbrojtur në liri.
Avokati i tij mbrojtës ka thënë se serbët e akuzuar për krime lufte po vdesin në mënyrë simptomatike gjatë procesit të gjykimit, si në Beograd, ashtu edhe në Hagë.