Vdes Alberto Fujimori, ish-udhëheqësi i Perusë

Prishtinë | 13 Sht 2024 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti peruan, Alberto Fujimori, trashëgimia e ndërlikuar dhe e dhimbshme e të cilit përfshinte stabilizimin e ekonomisë së vendit përpara se të burgosej për shkelje të të drejtave të njeriut dhe skandale korrupsioni, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

“Pas një beteje të gjatë me kancerin, babai ynë, Alberto Fujimori, është nisur për të takuar Zotin. Kërkojmë nga ata që e donin të na shoqërojnë me një lutje për prehjen e përjetshme të shpirtit të tij”, tha vajza e tij, Keiko Fujimori të mërkurën mbrëma në një postim në rrjetin social “X”.

Fujimori, i cili sundoi Perunë nga viti 1990 deri në vitin 2000 gjatë disa prej kohërave më të ndara të vendit, kishte luftuar për shëndetin e tij, tha më herët të mërkurën mjeku i tij i kujdesit parësor Alejandro Aguinaga në një deklaratë të shkurtër për gazetarët jashtë shtëpisë së Keiko Fujimori.

Fujimori kishte zbuluar poashtu se ai ishte diagnostikuar me një tumor të ri malinj në maj.

Të ngjashme