Ekonomia Online
FUNDIT

Vdes anëtari i LDK-së

Vdes anëtari i LDK-së

Ka ndërruar jetë anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hamit Musa, raporton Gazeta Express. Lajmin për vdekjen e Musës e ka bërë të ditur deputetja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi. Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se sot Vushtrria e ka humbur njërin nga qytetarët më të dalluar të saj. “Vushtrria sot humbi një […]

Ka ndërruar jetë anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hamit Musa, raporton Gazeta Express.

Lajmin për vdekjen e Musës e ka bërë të ditur deputetja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se sot Vushtrria e ka humbur njërin nga qytetarët më të dalluar të saj.

“Vushtrria sot humbi një nga qytetarët më të dalluar të saj, aktivistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hamit Musa. Ndihem shumë e pikëlluar nga vdekja e hershme e tij. Bacën Hamit e mban mend i gjithë qyteti si një njeri të urtë e të sjellshëm e të respektuar”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme