Ka vdekur sot Anton Berisha, ish ambasador i Republikës së Kosovës dhe po ashtu ish zv.ministër i Punëve të Jashtme, raporton Ekonomia Online.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, duke treguar se Berisha ka vdekur pas një sëmundje të shkurtër.
Varrimi i tij do të bëhet më 3 janar në varrezat katolike në Pejë.
Njoftimi i familjes:
Të dashur familjarë dhe miq,
Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona.
Homazhet do të mbahen nesër (3 Janar) nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë.
Varrimi i tij do të bëhet më datë 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike. Ndërsa e pamja do të mbahet më 4 janar në restorantin “Koha 3”, në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.