Vdes Ardian Kelmendi, menaxheri i Tiks.app

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Ardian Kelmendi, menaxheri i kompanisë Tiks.app – e cila bën shitjen e biletave për ndeshjet e ekipit kombëtar të Kosovës – ka vdekur sot.

Lajmi është bërë i ditur nga kolegu i tij, nënkryetari i klubit të hendbollit të Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, Edi Kolgeci.

https://www.facebook.com/edin.kolgeci/posts/10157826045539743

Nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, por mendohet të kenë qenë disa komplikime shëndetësore.

Kelmendi ishte në krye të kompanisë e cila menaxhon shitjen online të biletave për ndeshjet e Kosovës kur luan si vendase./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme