Ka vdekur anëtari i Kuvendit Komunal të Rahovecit, nga radhët e LDK-së, Masar Popaj.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, në një postim në rrjetin social, Facebook, raporton Ekonomia Online.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Masar Popajt, këshilltar në Kuvendin Komunal në Rahovec. Në këto momente pikëllimi e dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Popaj, shokëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Masarit! Familja humbi njeriun e dashur e të devotshëm, shoqëria njeriun e angazhuar, ndërsa ne humbëm mikun e aktivistin e denjë”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Ndërkohë, Kuvendi Komunal do të mbajë një mbledhje komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së tij në orën 13:00.