Vdes autorja e Sweet Valley High

Prishtinë | 30 Kor 2024 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Autorja e romaneve serike, Sweet Valley, Francine Pascal, ka vdekur në moshën 92-vjeçare.

Ajo vdiq pas një beteje me limfomën në një spital në Manhattan të Nju Jorkut.

Shkrimtarja gjeti famë me serinë e saj me libra për binjaket identike, Elizabeth dhe Jessica Wakefiled.

Seria e vendosur në periferinë fiktive të Los Anxhelosit, Swet Valley, debutoi më 1983, dhe konsistoi në 181 libra, e shumë spinofë, përfshirë dhe Sweet Valley Twins dhe Sweet Valley University.

Librat u botuan për 20 vjet dhe u përkthyen në 27 gjuhë, duke shitur miliona kopje në mbarë botën.

Të ngjashme