Oda e Avokatëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka humbur anëtarin e saj, avokatin Besnik Blakaj.
“Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 03.08.2021, në fshatin Vrellë – Komuna e Istogut, në ora 17:00″, thuhet në njoftimin e OAK.
Avokati, Besnik Blakaj u lind më 06.07.1962 në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 08.09.1993, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 20.09.2003 në Prishtinë.
Avokati Blakaj ushtroi profesionin e avokatit që nga data 11.11.2003, me seli të zyrës në Pejë.