Vdes babai i Afrim Zhitisë, Haradinaj: Baci Osman ishte shembull i burrit shqiptar, tërë jetën ia kushtoi lirisë

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur veprimtari, Osman Zhitia, babai i Heroit, Afrim Zhitia. Me të kuptuar lajmin, ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Osman Zhitia tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit.

“Baci Osman nuk ishte vetëm babai i Heroit Afrim Zhitia. Ai ishte shembulli i burrit shqiptar që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit. Sapo mora lajmin pikëllues për ndarjen e tij nga jeta”, ka shkruar ai.


Kryetari Haradinaj ka ndarë dhembjen me familjen Zhitia, duke e ngushëlluar atë për kalimin në amshim të anëtarit të saj.

“Dhembjen po e ndajmë së bashku me familjen Zhitia dhe të gjithë ata që e kanë njohur. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme