Vdes doajeni i radio-gazetarisë kosovare, Hivzi Krasniqi

| 16 Shk 2019 | 02:11 | Nga

Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë njëri prej tekstshkruesve dhe gazetarëve më të njohur kosovar.


Hivzi Krasniqi ka ndërruar jetë sot në mbrëmje në Prishtinë ndërsa lamtumira e fundit do t’i jepet në vendlindjen e tij – në Pejë.

Krasniqi, krahas punës si gazetar njihej edhe për shkrimin e teksteve të këngëve të ndryshme. Ai është autor i afër 1000 teksteve të këngëve shqipe.

Krasniqi ishte njëri prej pioniereve të radio-gazetarisë shqiptare.

Ai po ashtu ka punuar në Radio Prishtina dhe në Radio Televizionin e Kosovës për disa vite.

Për një kohë ai ishte kryeredaktor në Radio Dukagjini.

Të ngjashme