Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në “Rr. UÇK” në Rahovec. Policia ka njoftuar se aksidenti ndodhi mes një veture dhe motoçikletë, e ku viktima është ngasësi i motoçikletës.
“Ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me traga vendore dhe një motoçikletë me drejtues mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në QKMF Rahovec, pastaj për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndaj drejtuesit të veturës është lëshuar masa e ndalimit 48 orësh.
“Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa drejtuesi i veturës i dyshuari mashkull kosovar ka pësuar lëndime është dërguar për tretman mjekësor dhe ndaj tij prokurori ka lëshuar vendim për masën e ndalimit 48 orë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.