Në mëngjes ka vdekur edhe një person i prekur me virusin Corona.
Viktima kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, mirëpo deri para një jave gjendja e tij ishte stabile, raporton indeksonline.
Ai në Klinikën Infektive ishte shtrirë me 6 korrik.
Me këtë rast, numri i të vdekurve në Kosovë ka shkuar në 103.