Fituesja e parë e garës së këngës në Eurovizion, Lys Assia ka vdekur në moshën 94 vjeçare.
Assia ka fituar këtë çmim për Zvicrën më 1956.
Organizatorët e garës kanë njoftuar për vdekjen e saj më 24 mars në Cyrih dhe kanë thënë se ajo është përballur me probleme shëndetësore vitet e fundit.
Eurovizioni e ka përshkruar atë si “zonjën e parë” të garës dhe ka thënë se do ta nderojë atë në ditët në vijim.
“Ne jemi shumë të pikëlluar me lajmin se Lys Assia, Dama Madhështore e Eurovizionit ka vdekur. Fituesja jonë e parë më 1956 dhe mbështetësja e garës sonë përgjithmonë”, është thënë në një postim në Twitter nga organizatorët e Eurovizionit.