Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një grua pasi ka lindur fëmijën e ka futur atë në një valixhe.
Për pasojë foshnja ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 në qytet.
Dyshohet se nëna e ka lindur fëmijën në shtëpi. Sipas burimeve të gazetares së Klan News, Daniela Zisi, gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Foshnja është gjetur i vdekur në banesë nga bashkëshorti i saj. Ai ishte kthyer para 1 muaji nga emigracioni në Greqi dhe ka konstatuar erën e rëndë në dollap.
Ka qenë bashkëshorti që ka bërë kallëzim dhe i ka thënë policisë që kishte më shumë se 1 vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija i pajetë nuk ishte i tij.
Çifti ka edhe një fëmijë tjetër në moshën 15-vjeçare i cili nuk mund të sqarojë ngjarjen pasi vuan nga autizmi.
Ndërkohë gruaja është transportuar në maternitetin e qytetit për ekzaminime të mëtejshme. Në gjendjen që është nuk mund të sqarojë rrethanat e ngjarjes.
Informacioni paraprak i policisë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.
Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. /tvklan