Vdes gazetari i famshëm i CNN-it, Larry King

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Larry King, legjenda e gazetarisë amerikane, ka vdekur në moshën 87 vjeçare në Los Angeles.

Ai ka vdekur të shtunën në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, sipas Ora Media që është një kompani produksioni në të cilën ai ishte bashkëthemelues.

Gjatë karrierës së tij gjashtëdekadëshe, që përfshin drejtimin e programit të tij në CNN për 25 vjet, King ka intervistuar shumë liderë politikë dhe personazhe të famshme nga bota e artit dhe sportit.

Gjatë këtij muaji ai u trajtua në spital pas infektimit me COVID-19, kanë raportuar mediat amerikane.

Nikoqiri i talk shout të famshëm është përballur me disa probleme shëndetësore viteve të fundit, përfshirë edhe sulme në zemër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme