Gazetari kosovar, Zijadin Gashi, ka vdekur mëngjesin e sotëm, raporton Ekonomia Online.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.
“Të dashur familjarë e miq, Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që sot me datë 3.12.2024 ndërroi jetë më i dashuri jonë, Zijadin Gashi. Varrimi do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Prishtinës në kohën e Ikindisë, ora 14:00”, thuhet në njoftimin e familjarëve të tij.
Zijadin Gashi ka qenë pjesë aktive e gazetarisë kosovare para dhe gjatë luftës, kurse edhe pas çlirimit punoi në disa prej mediumeve të shkruara e elektronike në Kosovë.
Së fundmi, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, kishte ndarë mirënjohje për Gashin, pikërisht për kontributin e dhënë në gazetari, gjatë periudhave të vështira të Kosovës.