Giorgio Armani, një nga figurat më të njohura të modës botërore, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga kompania “Armani” për BBC-në, duke e përshkruar atë si “forcën lëvizëse të palodhur” të markës së tij.
I njohur si “Re Giorgio”, ai ishte simbol i elegancës italiane dhe një mjeshtër i padiskutueshëm i stilit. Armani kishte qenë i sëmurë së fundmi dhe mungoi për herë të parë në sfilatat e tij gjatë Javës së Modës në Milano këtë qershor.
Një dhomë funerali do të ngrihet këtë fundjavë në Milano, ndërsa ceremonia private e varrimit do të mbahet në një datë të mëvonshme.