Ka vdekur gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren, Bashkim Beshi.
Gjyqtar i Beshi ishte 52 vjeçar. Ndërsa, lajmin e ka bërë të ditur, klubi futbollistik Liria.
I ndjeri ishte edhe ish-futbollist i KF Liria në vitet 90-ta dhe pjesë e gjeneratës që më 1995 doli kampion.
Në rinin e hershme, luajti edhe me Progres-exportin.
“Pas lufte ka luajtur me mjaftë sukses, për tu bërë më pas trajner i grup moshave të reja. Ai, një kohë ka qenë dhe sekretar i KF Liria (2011) derisa kaloi me punë në gjykatë si bashkëpuntorë profesional. Vdekja e gjeti në detyrën e gjyqtarit, të Gjykatës Themelore në Prizren”, thuhet në njoftimine KF Lirisë.
KF Liria ka shprehur ngushëllime për ish lojtarin e saj.
“Me këtë rast KF Liria, do ta kujtoj përherë këtë ish futbollist, trajner e anëtar klubi, si sportist por dhe si njeri me vlera të mëdha. KF Liria, shprehë ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe bashkëveprimtarët nga KF Liria e më gjerë. U prehtë në paqe shpirti tij!:, thuhet në njoftim.
Varrimi bëhet sot (e diele) në ora 14.00 në varrezat e qytetit në Prizren.