Personi më i vjetër në Evropë ka vdekur në moshën 116 vjeçare.
Maria Giuseppa Robucci, nga Puglia, Itali, ishte gjithashtu personi i dytë më i vjetër në botë, transmeton Klan Kosova.
Maria, e njohur si “Nonna Peppa” festoi ditëlindjen e saj më 20 mars. Ajo u bë italiania e tretë në histori që arriti këtë moment historik.
Ajo vdiq sot në moshën 116 vjeçare e 90 ditë.
Sekreti i jetëgjatësisë së saj ishte dieta e shëndetshme, besimi në zor dhe shmangia e alkoolit. Vdekja e saj vjen pasi gruaja më e vjetër në Britani, ndërroi jetë javën e kaluar.