Një rast vdekjeje është raportuar gjatë ditës së djeshme në Rahovec. Viktimë është një grua.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima dyshohet se është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra. Kështu kanë deklaruar familjarët pasi e njëjta është sjellë pa shenja jete në emergjencë.
Policia ka bërë të ditur se rasti i vdekjes është duke u hetuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rahovec 22.04.2024 – NN. Raportohet se viktima femër kosovare është sjell pa shenja jete në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.