Vdes gruaja shtatzënë nga Gjakova në Infektivë, ishte e prekur me Coronavirus

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Një grua nga Gjakova ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e infektimit me Covid 19.  

Lajmin e bëri të ditur drejtori i Shëndetësisë në Gjakovëe, Ferdinand Kolaj. Pacientja gjendej në Klinikën Infektive të QKUK’së qe disa ditë në mjekimin intenziv.

“Sot kemi marrë një informacion se një paciente e jona nga Gjakova ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të QKUK’së. Ajo sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë”, ka Kolaj.

Ndryshe, tani janë plot 16 të vdekur nga coronavirusi në Kosovë.

Megjithëkëtë mbrëmë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare gjithsej janë testuar 353 mostra dhe prej tyre 37 kanë rezultuar pozitive. Gjithashtu, edhe 21 persona janë shëruar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 123.

Por, për dallim nga komunat e tjera kësaj radhe nuk kemi raste të reja në Malishevë, Suharekë dhe Ferizaj. Numri i të prekurve me coronavirus rritet me 9 raste në Lipjan, 8 raste në Pejë, 6 raste në Prishtinë, 5 raste në Prizren, 4 raste nga Komuna e Podujevës, 2 raste nga komuna e Zubin Potokut dhe nga 1 rast në Shtime, Viti dhe Zveçan, raporton IKSHPK.

Numri total i të infektuarve me koronavirus aktualisht është 598, ndërsa i të shëruarve 123. /Express/

Të ngjashme