Një i mitur ka vdekur mbrëmë pasi është sulmuar nga qeni i fqinjëve në lagjen Pintia të Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një njoftimi ka thënë se për rastin është njoftuar prokurori publik, me urdhër të së cilit trupi është dorëzuar për obduksion dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./zhurnal.mk/