Një person i moshës 66 vjeç, ka vdekur nga asfeksia, pasi shtëpia e tij në Komoglavë e Ferizajt ishte përfshirë nga zjarri.
Sipas policisë rasti ka ndodhur në orën 07:15 minuta.
“Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes duke intervenuar dhe lokalizuar zjarrin, ku nga një dhomë e cila nuk ishte kapluar nga zjarri kishin nxjerrë një person mashkull,66 vjeçar ,i cili ka jetuar i vetëm në shtëpi”.
“Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ,pas kontrollimit mjekësor të viktimës,është konstatuar se i njëjti kishte nderuar jetë si pasojë e asfiksisë”, thuhet në njoftim.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga cigaret pa fikura të hedhura nëpër tepihë.
Nga dëshmitarët dhe fqinjët jemi informuar se viktima kishte jetuar i vetëm dhe kishte pasur edhe probleme shëndetësore ku edhe para dy muajve kishte ndodhur rast i njëjtë i zjarrit, por falë fqinjëve të cilët kishin intervenuar me kohë duke e fikur zjarrin dhe shpëtuar viktimën.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet IML Prishtinë për autopsi.