Vdes infermierja Mihrije Qubreli, SHSKUK shpreh ngushëllime

Prishtinë | 10 Pri 2024 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se infermierja e pensionuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë, Mihrije Qubreli, ka vdekur sot.

“Me keqardhje pranuam lajmin për vdekjen e infermieres së pensionuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë, znj. Mihrije Qubreli. Ajo për dekada të tëra punoi dhe kontribuoi në këtë klinikë, duke qenë pranë dhe në shërbim të pacientëve. Ngushëllime familjes dhe kolegëve!”, ka shkruar SHSKUK.

Të ngjashme