Ka vdekur inxhinieri i gjeologjisë në minierën e Trepçës, Zijadin Mustafa.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, nga Sindikata e re e minatorëve.
“Të nderuar minatorë të Trepça Sh.A. me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë inxhinieri i gjeologjisë Zijadin Mustafa, njëri me cilësi dhe vlera shumë të larta”, thuhet në njoftim.