Vdes ish-drejtori i Spitalit të Prizrenit Myzafer Kalanderi

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë Myzafer Kalanderi, Zyrtar kryesor Financiar në ShSKUK dhe ish- drejtor i përgjithshëm në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

Për vdekjen e tij, ShSKUK ju shprehë ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së z. Kalanderi.

“Ishte profesionist i shquar, njeri human dhe i përkushtuar në kryerjen e punës deri në momentet e fundit. Familja humbi njeriun më të dashur të tyre, kurse kolegët dhe ShSKUK një profesionist me vlera të larta njerëzore dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së, transmeton Gazeta Express.

Biografia e shkurtër për z. Myzafer Rrahman Kalanderi ( 1960-2020)

Lindi më 06.04.1960 në fshatin Kosavë, komuna e Dragashit.

24.04.1986: Diplomon në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, në temën ” Vlerësimi i planifikimit të dinamikës së planifikuar të zhvillimit ekonomik të komunës së Prizrenit” dhe merr titullin “Ekonomist i diplomuar”

18.10.1986: Punësohet në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku kryen këto funksione: Shef i Kontabilitetit, shef i Planit dhe analizës, kryeshef i Shërbimit financiar, drejtor i Shërbimeve jomedicinale.

15.10.1999: Emërohet shef i Departamentit për çështje jo medicinale dhe përgjegjës i Shërbimit ekonomiko-financiar.

01.01.2001: Emërohet anëtar i ekipit menaxhues të Spitalit të Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa“ në Prizren.

Nga data 01.10.2002: është punëtor i Ministrisë së Shëndetësisë dhe emërohet Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” n Prizren, detyrë që e kreu në muajin shkurt 2014.

07.06.2014: Emërohet Drejtor Financiar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, pastaj caktohet Zyrtar kryesor Financiar në ShSKUK, pozitë kjo që kishte edhe tani. 

Të ngjashme