Ish-futbollisti i Anglisë, Trevor Cherry, ka vdekur në moshën 72-vjeçare.
Cherry e filloi karrierën e tij në klubin e vendlindjes, Huddersfield, i bëri gati 500 paraqitje për ekipin legjendar të Leeds në vitet 1970-ta dhe e përfaqësoi vendin e vet Anglinë në 27 takime.
Lajmin e ka bërë të ditur Leeds United.
Në njoftim thuhet se Cherry ka vdekur papritmas pasi nuk vuante nga ndonjë sëmundje.
“Leeds United është i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e legjendës së klubit Trevor Cherry, e cila ndodhi papritmas dhe befasisht”.
Pas një dekade në Leeds, Cherry u largua për t’u bërë lojtar dhe trajner i Bradford.
Më vonë, ai e drejtoi edhe skuadrën e Rotherham.