Vdes ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Pas një sëmundjeje të rëndë, sot ka vdekur ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku.

Klubi Futbollistik Prishtina kujton se Dallku ka luajtur për Prishtinën në fundvitet e ‘70-ta dhe në fillim të viteve ’80, ndërsa thekson se ka qenë mbrojtës me nam i skuadrës më të madhe në vend, Prishtinës.

“Ka qenë pjesë e gjeneratës e cila pati filluar të krijohet me trajner Ilija Dimovskin, e që pastaj patën arritur majën e futbollit ish-jugosllav. Hapave të babait me shumë sukses në karrierën e futbollit e kanë përcjell të dy djemtë, Armendi tani kapiten i Prishtinës, dhe Ardini futbollist i Vorskla Poltavës nga Ukraina”, thotë FC Prishtina.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 15 mars në orët e pasdites në varrezat e Vushtrrisë.

FC Prishtina i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Dallku.

“Kujtimi për Sabitin do të jetë përgjithmonë në zemrat tona”, përfundon njoftimin FC Prishtina.

Të ngjashme