Ish ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Klaus Kinkel ka vdekur në moshën 82 vjeçare. Kinkel ka shërbyer si ministër i Jashtëm prej vitit 1992 deri në vitin 1998. Ai po ashtu ka udhëhequr Shërbimin e Intelegjencës gjermane në vitet 1979-82.
Kinkel ka shërbyer edhe si ministër i Drejtësisë në kabinetin e kancelarit Helmut Kol.
Ministri i Jashtëm aktual, Heiko Maas shkroi në Twitter se Kinkel “ka kontribuar shumë për Gjermaninë e ribashkuar, për të gjetur vendin e saj në botë dhe për të jetuar në paqe dhe respekt me fqinjët e saj”.