Një nga ishipeshkopët më të njohur të Kishës Ortodoske serbe, Artemije, ka vdekur. Para se të shkarkohej ai ishte përgjegjës për Kosovë. Disa media raportojnë se ai ishte i prekur me Covid-19 dhe po trajtohej në spitalin e sëmundjeve infektive në Valjevo ku ishte pranuar më 18 të këtij muaji.
Artemije ka vdekur në ambulancë rrugës për në Beograd, ku duhej dërguar për shkak se gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
Peshkopi Artemije ishte zgjedhur peshkop i Rashkës dhe Prizrenit më 1991 derisa më 2010 ishte shkarkuar pas akuzave për shpërdorim posti, pasurim të paligjshëm dhe dhënie pas luksit të shfrenuar.
Më 2015 ai ishte përjashtuar nga Kisha.
Ai u zëvendësua nga Teodisije i cili u emërua peshkop i Rashkës dhe Prizrenit.