Ka vdekur në moshën 78-vjeçare ish-presidenti mitik i Olimpikut të Marsejës, Bernard Tapie. Biznesmeni i shquar dhe ish-ministër në kohën e presidentit Miterrand, mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e kësaj të diele, pasi humbi betejën me një sëmundjen e rëndë të kancerit, që e kishte prekur në stomak që në vitin 2017.
Një nga personalitetet më të njohura dhe më të diskutueshme të Francës, në vitin 2016 kishte një pasuri të vlerësuar prej 150 milionë eurosh.
Bazuar në deklaratën e familjes, ai do të prehet në Marsejë, në “qytetin e zemrës së tij”. Pengu i vetëm që i kishte mbetur, çka e ka deklaruat në intervistën e fundit për “Le Monde”, ishte fakti që nuk ka mundur të bëhet kryetar bashkie.
Olympiku i Marsejës postoi një mesazh në rrjetet sociale, për t’i dhënë “me trishtim të thellë” lamtumirën ish-presidentit të famshëm, nën drejtimin e të cilit skuadra marsejeze fitoi Ligën e kampionëve në vitin 1993.