Sot ka ndërruar jetë Jeton Berisha, njëri nga tre viktimat e tentimvrasjes së para disa javësh në Pejë.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.
“Është lëshuar urdhëri per obdukimin e viktimës nga Prokurori i shtetit”, ka thënë Nikçi.
Kujtojmë se tre persona u patën plagosë me 22 maj në qendër të Pejës, pas një mosmarrëveshje.
Të plagosur kishin mbetur Jeton Berisha i cili ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe dy djemtë e tij Jetnisi dhe Jetarti.
I dyshuar për këtë rast është Agron Gashi, të cilit Gjykata Themelore e Pejës, më 24 maj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.