Vdes këmbësori 41-vjeçar, gruaja e tij në gjendje të rëndë

| 11 Dhj 2018 | 09:22 | Nga

Nga aksidenti i ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Podujevë – Kërrpimeh, saktësisht në fshatin Peran, një person i moshës 41 vjeçare ka mbetur i vdekur.

41 vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda që ka marrë duke ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Burrë e grua ishin në cilësinë e këmbësori derisa një ngasës 21 vjeçar i automjetit të tipit ‘Golf V’ i ka goditur ata duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, dhe për fat të keq ka lënë të vdekur një person.

Gruaja e moshës 37 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk dihet akoma se a është përmisuar gjendja e  saj shëndetësore, njofton gazetametro.net.

21 vjeçari i cili është edhe ngasës i automjetit, me vendim të Prokurorit të shtetit ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

Dje rreth orës 19:00, në rrugën rajonale Podujevë – Kërrpimeh , saktësisht në fshatin Peran, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf V dhe dy këmbësorë.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësoret:

Rr. M, femër 37 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe B.M, mashkull 41 vjeç shtetase e Republikës së Kosovës, i cili nuk ka mundur tu
përballoj plagëve të mara dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ngasësi i automjetit Golf V, A. S, mashkull 21 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës B.M. është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngjashme