Vdes këngëtari Shpat Kasapi

Prishtinë | 26 Nën 2025 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi.

Kështu po raportohet në media që këngëtari i njohur ka vdekur.

Sipas Alsat.mk, këngëtari ka pasur atak kardiak.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

I ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë

Të ngjashme