Vdes komandanti i lartë i Gardës Revolucionare në Iran

Prishtinë | 30 Mar 2026 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Garda Revolucionare e Iranit konfirmoi vdekjen e Alireza Tangsirit, komandant i marinës së pasdaranëve, katër ditë pas raportimeve të Izraelit për shënjestrimin e tij.

Sipas Gardës, Tangsiri vdiq nga plagët e rënda ndërsa organizonte forcat në ishuj dhe bregdet.

Megjithatë, forcat vazhduan të ruanin kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit dhe u zotuan se nuk do të ndaleshin deri në shkatërrimin e armikut.

Tangsiri, i sanksionuar nga SHBA në 2019, kishte bërë deklarata të forta kundër Izraelit dhe SHBA-së.

Të ngjashme