Komediani Eddie Large, i njohur për aktrimin e dyfishtë tek “Little and Large”, ka vdekur pasi u prek nga coronavirusi.
Ylli, 78 vjeçar, ishte një fytyrë e njohur e televizionit në vitet 1970 dhe 80’ta, si dhe ishte i famshëm për partneritetin e tij me Syd Little.
Familja e tij konfirmoi lajmin me shumë trishtim përmes Facebook, duke thënë se ai kishte vuajtur nga dëmtimi i zemrës dhe se kishte kontraktuar virusin në spital.
Familja e komedianit thanë që nuk kishin mundur ta vizitonin në spital për shkak të kufizimeve rreth coronavirusit, por të gjithë familja e tij dhe miqtë e afërt i flisnin çdo ditë.
“Neve do na mungojë ai tmerrësisht shumë dhe jemi krenarë për gjithçka që ka arritur në karrierën e tij me Syd. E dimë që ai ishte shumë i dashur nga miliona njerëz që i shikonin ata çdo javë” ka thënë familjari i Large.