Komediani i njohur, Dick Gregory ka vdekur në moshën 86 vjeçare, njofton familja e tij.
Familja e tij e ndau lajmin e trishtueshëm për vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale.
Nga vitet 1960-ta, Gregory është tallur me racizmin gjatë rutinave të tij të komedisë stand-up. Ai ishte në mesin e komedianëve të parë me ngjyrë në SHBA që ka performuar vazhdimisht para një audience të bardhë.
“Me pikëllim të madh, familja Gregory konfirmon se babai, legjenda e komedisë dhe aktivisti i të drejtave civile, Dick Gregory u nda nga jeta sonte e shtune në Uashington,” ka shkruar biri i tij, Christian, në Instagram.
Gregori ishte përfshirë gjithashtu në një numër aktivitetesh të të drejtave civile në vitet 1960.
Ai bëri fushatë kundër Luftës së Vietnamit dhe protestat e tij shpesh përfshinin greva urie.