Sadako Ogata një akademike dhe diplomate japoneze që u bë gruaja e parë që u emërua Komisionere e Lartë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka vdekur në moshën 92 vjeçare.
Ajo ka mbikëqyrur operacione në shkallë të gjerë në zona përfshirë Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën dhe rajone të Afrikës.
Ambasadori i Kosovës në Japoni Leon Malazogu, ka thënë se ajo ishte pran pranë nesh gjatë kohërave më të vështira.
“I trishtuar kur mësova që bota mbeti pa Znj. Sadako Ogata. Do ta kujtojë gjithmonë atë pasi ajo qëndronte pranë nesh gjatë kohërave më të vështira. Në 2017 asaj iu dha medalja presidenciale “Shën Nënë Tereza” nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Kosova ndan pikëllimin me Japoninë”, ka shkruar Malazogu në “Twitter”.