Ka vdekur kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës, Jeton Nebihu.
Lajmin e ka bërë të ditur Komitetit Olimpik të Kosovës nëpërmjet një telegrami ngushëllimi në Facebook.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen nga jeta të Jeton Nebiut, kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës”.
“Jetoni me shokë formuan Federatën e Badmintonit të Kosovës dhe brenda disa muajve e konsoliduan këtë sport duke organizuar kampionate, duke mbajtur kurse për trajnerë, për referë dhe për administratorë të sportit”.
“Në mendjet tona do të ruhet përgjithmonë kontributi i Jetonit, përkushtimi, sjellja e mirë dhe vizioni i qartë si kristali për ardhmërinë e sportit të badmintonit”.
Më poshtë mund ta lexoni telegramin e plotë të Komitetit Olimpik të Kosovës.