Vdes kryetari i qytetit polak Gdansk

Gdansk | 14 Jan 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i qytetit polak, Gdansk, Pawel Adamowicz ka vdekur pasi është therur me thikë teksa ka qenë duke marrë pjesë në një koncert bamirës.

Adamowicz ka qenë në gjendje kritike për orë të tëra pas sulmit ndaj tij, ndërkaq vdiq të hënën më 14 janar, deklaruan zyrtarë shëndetësor.

Në sulmin e 13 janarit, Adamoëicz pësoi një plagë të rëndë në zemër dhe prerje të diafragmës së tij dhe organeve të barkut, sipas kirurgëve të cilët e operuan atë mbi pesë orë.

Një video tregoi njeriun duke kapur një mikrofon në ngjarjen bamirëse dhe duke pretenduar se ai ishte burgosur dhe ishte torturuar padrejtësisht nga qeveria e mëparshme e qendrës së majtë.

Adamowicz ka qenë kryebashkiak i qytetit të portit Baltik për dy dekada dhe Platforma Qytetare e qendrës së majtë mbështeti rizgjedhjen e tij vitin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme