Ish-pronari i hoteleve dhe dyqaneve ”Harrods”, miliarderi Mohamed Al Fayed, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
Në një deklaratë të lëshuar nga ”Fulham FC”, familja e tij tha se “zonja Mohamed Al Fayed, fëmijët dhe nipërit e saj dëshirojnë të konfirmojnë se bashkëshorti i saj i dashur, babai i tyre dhe gjyshi i tyre, Mohamed, ka ndërruar jetë paqësisht nga pleqëria të mërkurën më 30 gusht 2023”.
“Ai gëzoi një pension të gjatë dhe të plotësuar i rrethuar nga të dashurit e tij. Familja ka kërkuar që privatësia e tyre të respektohet në këtë kohë”, shtoi ajo.
Në vitet pas vdekjes së djalit të tij Dodi Fayed, një producent filmash egjiptian, së bashku me Dianën, princeshën e Uellsit në një aksident automobilistik në Paris në 1997, Al Fayed pretendonte vazhdimisht se ata ishin vrarë në një komplot nga establishmenti britanik.
Marrëdhënia e miliarderit me familjen mbretërore u përshkrua së fundmi në sezonin e pestë të ”The Crown”, ku Al Fayed, i luajtur nga Salim Daw, u pa duke u njohur me Dianën.
Al Fayed kishte marrë kontrollin e ”Harrods” në 1985 dhe ai kishte blerë gjithashtu hotelin ”Ritz” në Paris në 1979.
Ai ishte gjithashtu i njohur si pronar i klubit të futbollit ”Fulham FC” midis 1997 dhe 2013./ a.jor.