Ministri për Mbrojtje të të drejtave të luftëtarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, Salko Bukkvareviç, ka vdekur mëngjesin e sotëm në Klinikën për Mushkëri në Sarajevë.
Ai ishte shtrirë në spital para disa ditëve pasi kishte rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua gjatë ditës së hënë dhe ishte vendosur në oksigjeno terapi, njofton portali Kliks.