Vdes mjeku i njohur kosovar
Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur specialisti i oftalmologjisë, Hakif Sadiku.
Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, Sadiku studimet per mjekësi të përgjithshme i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës.
Ai specializoi në degën e Oftalmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit më 1984.
Sadiku ishte anëtar i Odës së Mjekëve që nga viti 2019 dhe punoi në QKMF, në Prishtinë, për shumë vite.
“Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftim.