Vdes motoristi 19-vjeçar, pas një aksidenti në garë

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Motoristi zviceran i Moto3, Jason Dupasquier ka vdekur sot pas plagëve të marra në një aksident gjatë garës kualifikuese në Itali, e zhvilluar dje.

Dupasquier, 19 vjeç, u godit nga një motoçikletë tjetër pasi ra dhe rrëshqiti përgjatë pistës në Qarkun Mugello.

Ai u dërgua me urgjencë pastaj në spitalin e Florencës, megjithatë nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Dupasquier pati paraqitje fantastike këtë edicion dhe ishte një yll që premtonte shumë në këtë sport.


Të ngjashme