Policia e Kosovës po e heton një rast në Prishtinë, ku një person është dërguar me autoambulancë në Emergjencë dhe aty ka humbur jetën. Rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur një revole me një karikator me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celularë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Viktima m/mashkull kosovar është transportuar me autoambulance në emergjence ku më pas ka ndërruar jetë. Ne vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e shkurtë (revole)me një karikatorë me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celular. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.