Vdes në moshë të re djali i veteranit të UÇK-së, Rasim Zenunit

Prishtinë | 02 Gus 2025 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur në moshën 30-vjeçare mërgimtari me prejardhje nga Krusha e Madhe, Almir Zenuni, djali i veteranit të UÇK-së, Rasim Zenuni.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Krushës së Madhe, derisa thuhet se 30-vjeçari vdiq nga një sëmundje që ia mori jetën për dy javë.

Sipas njoftimit, i ndjeri ishte martuar të dielën me mbesën e dëshmorit, Nesim Elshani nga Nagavci, derisa ditë më pas humbi betejën me jetën.

Almir Zenuni varroset sot në ora 12:00.

Të ngjashme