Humb betejën me kancerin infermierja Fitore Zenelaj

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë të kancerit ka ndërruar jetë infermierja Fitore Zenelaj nga Suhareka.

Ajo ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Francë.

“Të nderuar familjar, miq, shokë, dashamirë, me dhimbje dhe pikëllim të madh, ju njoftojmë se më e dashura jonë Fitore Zenelaj pas një sëmundje të rënde ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Francë, me datë 13.11.2023”, thuhet në njoftimin e familjes.

Zenelaj ishte një nga gratë më të zëshme, duke u bërë simbol në përpjekjet për vetëdijesim mbi luftën ndaj kancerit, pasi e kishte kaluar njëherë këtë sëmundje.

Pak ditë më parë ajo njoftoi për betejën e re me kancerin.

“I dashur kancer, e jotja është të më shpallësh luftë, e imja të fitoj”, kishte shkruar ajo më 5 nëntor.

“Jeta nuk është e lehtë për asnjë nga ne. Ne duhet të kemi këmbëngulje dhe mbi të gjitha besim në veten tonë”.

Zenelaj la pas vetes bashkëshortin dhe tri vajza.

Të ngjashme